Dhe pasoja e parë bie ndaj shtetasve që janë nën hetim e që qëndrojnë pafundësisht në pritje. Ari Ruci , qëndroi në paraburgim 24 ditë më shumë nga maksimumi I dënimit që parashikonte krimi për të cilin u arrestua. Gjykata urdhëroi shuarje të masës së arrestit për të riun nga Fieri që ishte arrestuar për futje të sendeve të ndaluara në burg. Historia e të Ari Rucit është mes dhjetra rasteve të ngjashme ku për shkak të tejzgjatjes së gjykimeve dhe zbarritjes së hetimeve edhe nga ngarkesa e prokurorëve, për pasojë backlog po ndikon në jetën e shtetasve nën hetim dhe për avokatët ku është një nga ngërcet më të mëdha në sistem