Top Channel/ “Sterilizimi”, Beqaj: Nuk kam vjedhur! Marr përgjegjesitë e mia, por jo faturën e…
09/06/2026 19:49

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e çështjes së “Sterilizimit” ndaj tij, teksa përpara trupit gjykues në GJKKO ka deklaruar se “nuk ka vjedhur”. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxhë, mëson se ai ka vijuar paraqitjen e kërkesave paraprake, duke kërkuar pavlefshmëri të të gjitha provave digjitale, maile dhe komunikime. “Kam dyshim tek laboratori i SPAK. Laboratori i SPAK nuk ka akreditim, ose nëse e ka, nuk e tregon atë. Tre herë avokati im ka pyetur a është laboratori i akredituar. BKH thotë, kjo i takon SPAK. SPAK nuk ka kthyer përgjigje. Në ekspertimet që përdor SPAK, përdoren disa software që nuk vlejnë më. Provat digjitale të përjashtohen. Kërkoj të përjashtohet si provë “aneksi 5”, pasi është një letër pa firmë, pa vulë. As dokument nuk mund të quhet, jo më provë”, tha Beqaj. Beqaj: Tek drafti i Kodit të ri penal ka përkufizim vjedhja. Neni i kodit penal në komunizëm nuk ka përkufizim. Të tillë kanë vijuar edhe pas. Përkufizimi më i mirë është në kodin e kohës së Zogut. Në 18 kode penale të vendeve të huaja, që ju kam sjellë, e kanë një përkufizim të vjedhjes. Unë si ministër, as pranoj faturë, as firmos pagesë. Ligji nuk saktëson se cila është sjellja e gabuar. Kërkoj pushimin e çështjes penale. Unë nuk kam vjedhur. As ilir Rrapaj nuk ka vjedhur. Kam bërë kërkesa të vazhdueshme. Unë marr përsipër kusuret e mia, por që ajo kontratatw u shtrenjtua nuk pranoj ta marr përsipër. Unë jam akuzuar që nuk i jam përgjigjur një informacioni që më ka sjellë drejtoresha e QSUT e kohës, ndërkohë i them Akuzës ‘administro kërkesën që më ka sjellë QSUT’. Përgjigjja: Veprimet e kërkuara nga ana juaj nuk janë pjesë e këtij hetimi. Jo mor jo aty nis akuza, këta thonë aty nis mendimi im kriminal sipas SPAK. Ju them a keni kryer veprime hetimore në spitalin ku ushtron veprimtarinë koncensionari? Më thonë janë përllogaritur. Duhet të na vijë në ndihmë gjuha shqipe. Nuk mund të më dënosh mua me hipotezat e të ardhmes. Shko bëj llogaritjet tamam. Spitali i Korçës thotë kam zero shpenzim energjie. Armiku publik është Ilir Beqaj dhe konvencionet e shëndetësisë. Akuzohem se kam udhëtuar Romë-Tiranë me të akuzuarit. As më kanë pyetur, por vetëm për Ilir Rrapaj. E dini çfarë, në sistem ky del çdo muaj nga Roma udhëton në Prishtinë, se del që udhëton rregullisht. Por jo mua s’më pyesin fare. Kirurgjia shqiptare ka qenë në gjendje katastrofike, dhe thuhet në atë kohë të mbyllet kirurgjikja dhe ta thuash këtë është të cenosh sigurinë e një vendi. Nëse ka një gjë qe duhet hetuar është pse pajisjet u lanë në qese në atë kohë. Nesër do dalë që unë kam bërë shkelje le të dënohem. Por gjëja e spitaleve shqiptare e kanë qenë qëllimisht të pahetuar. Kam kërkuar administrim të raportit të avokatit të popullit për gjendjen e spitaleve shqiptare. Më thonë jo s’është objekt hetimi. Të nderuar gjyqtarë raporti thotë sanitarët, infermierët, i blejnë vetë detergjentët. Çfarë të bëja unë si ministër. Gjendja e spitaleve ka qenë skandaloze deri vrasëse.

Top Channel / Mesazhet… Senatorët e SHBA-së takime në SPAK dhe kampin opozitar, shmangin Berishën
10/10 19:32
Top News- 51-vjeçarja gjermane me pistoletë me mulli e drogë drejt Greqisë, kapet në Kakavijë
10/10 18:20
Top Channel/ Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen dy drejtuesit e mjeteve
10/10 16:35
Top Channel/ Inxhinieri shqiptar i zhdukur, humbi pas sulmit në Detin e Zi. Babai flet për TCH
10/10 15:14
Top News- Shiu përmbyt Vlorën, lagjet nën ujë pas reshjeve me intensitet të lartë
10/10 15:11
Top Channel/ Senatorët amerikanë shkojnë në SPAK! Shaheen e Durbin takojnë Brahon dhe Ketën
10/10 15:07
Top News- Shiste kanabis në shkollë/ Arrestohet 15-vjeçari në Shkodër, i sekuestrohet droga
10/10 15:00
Top News – Goditën me vezë makinën e Ramës/ Gjykata lë të lirë dy protestuesit-Nuk ishte akt dhune!
10/10 14:32
Top News- Automatik e municion në banesë! Pranga të riut, i sekuestrohen dhe 32 mijë euro
10/10 12:52
Top News – Vrau gruan dhe kunatin. Policia në shtëpinë e vrasësit, gjen armë e municione
10/10 12:49
Top Channel/ Fshihen videot intime të artistëve, pas ankesës në AMA zhduken nga Tik Tok 45 materiale
10/10 12:09
Top News – Amerikanët shkojnë në SPAK, Wendt dhe senatorët takim me Brahon dhe Ketën
10/10 12:01
Top News – Makineta të kontrabanduara për lojëra fati/ Kapen 2 persona në Kodrën e Priftit në Tiranë
10/10 11:47
Top News – Ulet me 2 lekë çmimi i naftës/ Benzina rritet me 1 lek, njoftohen pezullime për shkelësit
10/10 11:47
Top News – Ambasadori amerikan Wendt dhe 2 senatorë ‘zbarkojnë’ në SPAK
10/10 11:46
Top Channel/ Ambasadori Eric Wendt vizitë në SPAK, takohet me Brahon dhe kreun e BKH-së
10/10 11:41
Top Channel / Lezhë, dy persona me precedentë penalë u arrestuan të armatosur dhe gati për sulm
09/10 22:47
Top Channel/ “85 kriminelë pushkatuan 15 bashki”, protestuesit: Territorialja do shpopullojë vendin
09/10 21:47
Top News- Shqipëria mbyll kapitullin e katërt, caktohet data për konferencën ndërqeveritare
09/10 21:16
Top Channel/ “Ne do të shkojmë te taksat e ulëta”, Berisha në Fier: Patosi do të kthehet në bashki
09/10 20:15