Top Channel/ Statuja e Lirisë, sherr SHBA-Francë/ Francezët kërkojnë t’u kthehet
17/03/2025 23:15

Statuja e Lirisë, një nga simbolet më të njohura të lirisë dhe demokracisë është bërë shkak i një grindjeje diplomatike të paprecedentë mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara. E ngritur në portin e Nju Jorkut që nga viti 1886, ajo është një dhuratë nga Franca për Shtetet e Bashkuara, e cila ka shërbyer për të simbolizuar miqësinë mes dy popujve dhe, më pas, ka marrë një kuptim të gjerë, duke u bërë një fener shprese për miliona njerëz në mbarë botën. Por thirrja e eurodeputetit francez, Raphaël Glucksmann, i cili u kërkoi amerikanëve “kthimin e Statujës së Lirisë” në Francë, ka ngjallur shumë debate. Në fund reagoi ashpër edhe Shtëpia së Bardhë, nëpërmjet zëdhënëses Karoline Leavitt. Fillimisht ajo nënvizoi rëndësinë që Shtetet e Bashkuara kanë pasur në shpëtimin e Francës nga dominimi gjerman në Luftën e Dytë Botërore dhe me doza ironie shtoi: “Vetëm falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës që francezët sot nuk flasin gjermanisht, kështu që ata duhet të jenë shumë mirënjohës për vendin tonë të madh.” Statuja e Lirisë është shpallur Monument Kombëtar në vitin 1924 dhe është përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1984.

Top News – Skenari i Trump për luftën. Ishulli Kharg dhe rreziku global pas kapjes së tij
30/03 10:11
Top News – Nafta fluturon sërish. Pas planit të trump për të pushtuar Kharg
30/03 09:55
Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53