Udhëheqësi i Partisë Laburiste Skoceze, Anas Sarwar, i ka bërë thirrje të hënën kryeministrit britanik, Keir Starmer, të japë dorëheqjen, duke thënë se shpërqendrimi duhet të marrë fund dhe lidershipi në Downing Street duhet të ndryshojë. Kërkesa e tij, e bërë në një konferencë për media, vjen pasi drejtori i komunikimit i Starmerit, Tim Allan, dha dorëheqjen, një ditë pasi edhe shefi i stafit të kryeministrit dha dorëheqjen.