Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Talin të Estonisë, me kryeministrin e vendit, Kristen Michal. Në konferencën e përbashkët, Rama nuk i kurseu batutat, duke thënë se ai solli diellin nga Tirana, ndërsa shtoi se ka admirim për mënyrën se si jetohet në Estoni, duke e quajtur si një “laborator të së ardhmes”.