Top Channel/ Starmer reagon pas paralajmërimit të Trump: Britania e SHBA mbeten aleate të ngushta
30/01/2026 22:22

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleatë shumë të ngushtë, pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se afrimi i Londrës me Kinën është “shumë i rrezikshëm”. Starmer ndodhet për vizitë zyrtare në Kinë, ku synon të forcojë marrëdhëniet tregtare në funksion të rritjes ekonomike të Britanisë. Komentet e Trump erdhën pasi ai u pyet për përpjekjet e Londrës për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik me Pekinin. Duke folur për Sky News, Starmer tha se vizita në Kinë ishte diskutuar paraprakisht me ekipin e Trump, duke theksuar se edhe vetë presidenti amerikan pritet të vizitojë Kinën në muajt në vijim. Sipas tij, komentet e Trump ishin më të drejtuara ndaj Kanadasë sesa Britanisë. Kryeministri britanik nënvizoi se Mbretëria e Bashkuar nuk mund të injorojë Kinën, duke kujtuar se ajo është ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe, së bashku me Hong Kongun, partneri i tretë më i madh tregtar i Britanisë. Starmer shtoi se vizita në Kinë ka hapur mundësi të reja për investime, vende pune dhe krijim pasurie, duke e cilësuar angazhimin ekonomik si një zgjedhje pragmatike dhe në interes të vendit.

Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38
Top Channel/ Gjermania ndalon raketat për Kievin/ Pistorius: Nuk kemi më mundësi që t’u dërgojmë
08/11 11:25