Top Channel/ Starmer në samit: Rajoni “zemra e Europës”, Rusia do që ta destabilizojë
22/10/2025 19:32

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka mbrojtur kryeministrin Edi Rama, sa i përket çështjes së emigrantëve të paligjshëm që futen në Mbretërinë e Bashkuar. Duke thumbuar në mënyrë të tërthortë Nigel Farage, shkruan “The Sun”, ai tha se disa kishin “hedhur fyerje” ndaj vendeve si Shqipëria, në vend që të bashkëpunonin, duke iu referuar grindjes së udhëheqësit të Reformës me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Sir Keir i tha gazetës “The Sun” se trafikantët kanë ndërtuar një perandori kriminale që shtrihet në të gjithë Evropën, të cilën Mbretëria e Bashkuar duhet ta mbyllë. Kryeministri është zotuar të mbyllë atë që e quan “autostrada kriminale”, e cila kalon përmes Ballkanit Perëndimor, për të cilën shton se “po e përmbyt Britaninë me emigrantë”. “Ekziston një autostradë kriminale që kalon nëpër Ballkanin Perëndimor, duke i çuar emigrantët e paligjshëm direkt në Mbretërinë e Bashkuar. Detyra jonë është ta mbyllim dhe të shkatërrojmë bandat që e drejtojnë“, tha ai. Starmer do të presë sot udhëheqës nga rajoni në përpjekje për të shkatërruar bandat e kontrabandës që qëndrojnë pas rritjes së kalimeve të Kanalit. Ministrat shpresojnë që në Samit të arrihet një marrëveshje për qendrat e kthimit të emigrantëve. Britania po vendos dronë në pikat e kontrollit në të gjithë Ballkanin për të ndaluar kontrabandistët të sjellin emigrantë të paligjshëm.

Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40