Qytetarët britanikë do të mund të udhëtojnë drejt Kinës pa viza për qëndrime deri në 30 ditë, njoftoi kryeministri Keir Starmer në ditën e dytë të vizitës së ij në Pekin. Sipas Downing Street, ky ndryshim e vë Mbretërinë e Bashkuar në një linjë me vende si Franca, Gjermania, Italia, Australia dhe Japonia.