Mbi 200 të plagosur shkaktoi tërmeti i magnitudës 6.2 që goditi Stambollin, por nuk shkaktoi megjithatë pothuajse asnjë dëm material. Sipas ekspertëve sidoqoftë, është shpejt për t`u gëzuar: Shkencëtarët besojnë se mund të pasojnë goditje të tjera, ndërsa flitet prej kohësh se qytetin më të madh të Turqisë e kërcënon një tërmet katastrofik.