Autoritetel lokale të Stambollit po përgatiten për raste fatkeqësish natyrore, dhe e kanë nisur punën e tyre nga vendosja e tabelave rrugore që i drejtojnë njerëzit në të ashtëquajturat “zona evakuimi” në rast tsunami. Tabelat cojnë drejt vendesh më të larta krahasuar me brigjet e detit Marmara. Ekspertët paralajmërojnë se ka gjasa të mëdha të qyteti prej më shumë se 15 milionë banorësh të goditet nga një tsunami.