Finalja e konkursit Ndërkombëtar për projektin e stadiumit “Skënderbeu” u zhvillua sot në Korçë, Tre studio të ndryshme të arkitekturës, nga Italia, Spanja dhe Danimarka prezantuan projektet e tyre, ndërsa ishte i pranishëm dhe kryeministri Rama I cili tha se ambicia e tij është që të transformojë sportin dhe futbollin duke ofruar infrastrukturë më të mirë që skuadrat e huaja të vijnë e të stërviten në Shqipëri.