Top Channel/ Stacioni i mbetjeve në Himarë nuk funksionon, u ndërtua gabim, mbetjet nuk ndahen
02/06/2021 15:42

Që prej vitit 2015, bashkia e Himarës, mbetjet urbane i depoziton në landfillin e Bajkanit. Distanca ndërmjet këtyre dy destinacione vatje-ardhje është 135 km. Për të shkurtuar këtë distancë, 5 vite më parë, në fshatin Pilur të Himarës, u ngrit stacioni i transferimit të mbetjeve, por që sot nuk funksionon. “Nuk është vendosur në funksion për arsye sepse për disa vite nuk ishin kontinierët e ardhur, gjithashtu mungonin dhe makineritë. Me iniciativën e vet ministrisë dhe organeve përkatëse u bë e mundur të vinin si kontenierët dhe makinat e transportit”, thotë Sokrat Kreko, nga Drejtoria e Pastrimit, Himarë. Sipas Sokrat Krekos, nëse ky stacion transferimi do të ishte në gjendje pune, bashkia e Himarës do të kishte filluar ndarjen e mbetjeve në burim. Gazetarja: Ju përse nuk i sillni mbetjet urbane këtu? Kreko: Sepse sipas kontratës që ka landfilli Bajkaj me bashkinë nuk mund t’i marrë. Gazetarja: Dhe sa ju kushton ju si bashki tranferimi i mbetjeve urbane të Bajkanit? Kreko: Ne na kushton në kohë dhe në para. Afërsisht 70 mln lekë të reja në vit.” Ndërkohë sipas administratorit të landfillit të Bajkanit, Feruz Bashos, përmasat e kontenierëve të këtë stacioni trasnferimi janë shumë herë me të vogla seç kanë qenë në projekt. “E para stacioni i tranferimit nuk është në kushte normale me projektin e bërë që në fillim”, thotë administratori i Bajkaj Land, Feruz Basho. Gazetarja: Përse çfarë i mungon? Basho: Për shembull, kontenierët që janë në dispozicion për transportimin e mbetjeve nuk e përmbushin kriterin që ka për sasinë e mbetjeve. Nga 20-25 metër kub të planifikuara në projektin marrin nga 10-12 ton. Kjo rrit kostot e landfillit. Shërbimi i menaxhimit të mbetjeve bashkia e Himarës nuk e ofron në të gjithë territorin e saj. Nga 28 mijë banorë që ka kjo bashki, 4 mijë prej tyre plehrat I hedhin në përrenj ose I djegin në natyrë.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39