Pas protestave tw dhunshme Presidenti i arratisur i Sri Lankës Gotabaya Rajapaksa ka paraqitur dorëheqjen e tij me anw tw njw emaili dwrguar kryetares së parlamentit .Rajapaksa zbarkoi në Singapor me një fluturim nga Maldivet më herët pasi u largua nga vendi i tij. Singapori tha se Rajapaska ishte lejuar të hynte në vend për një "vizitë private", por nuk kishte kërkuar ose nuk i ishte dhënë azil. Rajapaksa u zotua të jepte dorëheqjen gjatë fundjavës pasi demonstruesit e zemëruar hynë në rezidencën e tij zyrtare, notuan në pishinën e tij dhe kërkuan fundin e dinastisë qeverisëse të familjes së tij. Tashmw protestuesit presin dorwheqjen edhe tw kryeministrit.