Selin është sqaruar me Mirin dhe Rogertit për situatën e babait të saj, për të cilin gjatë linjës së jetës tregoi se ky i fundit ka qenë në burg. Ndryshe nga sa jemi mësuar t’i shohim, këtë herë të tre ata kanë diskutuar të qetë. Selin sqaroi të vërtetën, duke rikujtuar edhe deklaratat e saj të mëparshme sa i përket familjes. Selin, Miri dhe Rogerti kanë pasur debate të vazhdueshme në “Big Brother VIP 5”. Fillimisht Miri dhe Selin kishin një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, por më pas gjithçka ndryshoi. Ata janë konfliktuar për shumë situata në shtëpi.