Që prej të dielës sistemet e informacionet dhe faqet qeveritare nuk funksionojnë, për shkak të një sulmi kibernetik masiv që vë në rrezik të dhënat e shqiptarëve. Agjencia kombëtare e shoqërisë së informacionit njoftoi se po punon me ekipet e Microsoft për të ndaluar dëmtimin e sistemeve digjitale, teksa shërbimet për qytetërët janë ndërprerë përkohësisht.