Robert Hanssen, i konsideruar si njëri prej agjentëve më të dëmshëm në të gjithë historinë e SHBA-së, u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e sigurisë maksimale në Kolorado. Hanssen, ish agjent i FBI-së kishte punuar për Rusinë gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik, dhe në 2002-shin u dënua me burgim të përjetshëm.