Shumica socialiste i ka gati ndryshimet e disa neneve në ligjin e dekriminalizimit përmes të cilave synohet ndalimi nga funksionet publike apo kandidimi për deputet i bashkëpunëtorëve të ish sigurimit të shtetit. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ekskluzivisht disponon draftin paraprak me këto ndryshime i cili do të depozitohet në kuvend për tu diskutuar më pas në komisionet parlamentare në Shtator.