Top Channel/ Spiunazh dhe sabotim, Gjermania në alarm: Shërbimet sekrete po na godasin ekonominë!
28/08/2026 13:14

Autoritetet në Gjermani japin alarmin se ekonomia e vendit po përballet me një rrezik në rritje nga sulmet kibernetike, spiunazhi dhe sabotimi. Studimi më i fundit i shoqatës gjermane të industrisë së IT-së, Bitkom, tregon se dëmet e shkaktuara nga këto sulme arrijnë në të paktën 211 miliardë euro. Në anketë morën pjesë rreth një mijë drejtues kompanish. Shifra është më e ulët se një vit më parë, kur dëmet u vlerësuan në rreth 289 miliardë euro. Megjithatë, sipas Bitkom, dëmi real mund të jetë shumë më i madh, pasi shumë raste nuk raportohen. Shërbimet e huaja të inteligjencës po identifikohen gjithnjë e më shpesh si autorë të sulmeve. Përqindja e kompanive që dyshojnë për përfshirjen e tyre është rritur nga 28 në 37 për qind. Sipas të dhënave të studimit, Kina lidhet me 52 për qind të sulmeve të identifikuara nga kompanitë, ndërsa Rusia me 49 për qind. Në rritje të ndjeshme janë edhe sulmet që dyshohet se vijnë nga Irani. Megjithatë, grupet kriminale mbeten aktorët më të shpeshtë. Ato lidhen me rreth 62 për qind të rasteve. Një tjetër faktor që po e ndryshon situatën është inteligjenca artificiale. Sulmuesit po e përdorin atë për të realizuar operacionet më shpejt, ndërsa kompanitë po përpiqen ta përdorin për të forcuar mbrojtjen. Në mënyrë të vecantë, autoritetet gjermane paralajmërojnë për rrezikun ndaj industrisë së armatimeve dhe kërkimeve në fushën e teknologjisë së dronëve, teksa theksojnë se aktorët e huaj shtetërorë po përdorin gjithnjë e më shumë grupe kriminale kibernetike dhe persona të rekrutuar në Gjermani për akte sabotazhi.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19