Top Channel/ Spitalet në Kinë, plot! Britania kërkon informacione urgjente nga Pekini për virusin
07/01/2025 17:12

Ekspertët më të njohur britanikë të viruseve kanë kërkuar nga autoritetet kineze të zbulojnë informacion të rëndësishëm në lidhje me një shpërthim shqetësues të infeksionit respirator HMPV, i cili thuhet se po mbingarkon spitalet e saj. Autoritetet britanike “kërkojnë më shumë informacion mbi llojin e veçantë që po qarkullon” për të vlerësuar saktësisht kërcënimin për publikun britanik, paralajmëroi eksperti i viruseve Dr. Andrew Catchpole Kjo ndodh ndërkohë që rastet e infeksionit të cilat kanë simptoma të ngjashme me të ftohtin po rriten në të gjithë Britaninë. Aktualisht, nga një në 20 raste të infeksioneve respiratore mund të jenë shkaktuar nga infeksioni, i njohur si metapneumovirus njerëzor (hMPV), sipas të dhënave më të fundit të mbikëqyrjes në Mbretërinë e Bashkuar. “hMPV zakonisht zbulohet në periudhat e dimrit, por duket se shkalla e infeksioneve serioze mund të jetë më e lartë në Kinë sesa do të prisnim në një vit të zakonshëm,” tha Dr. Catchpole. “Ne kemi nevojë për më shumë informacion mbi llojin e veçantë që po qarkullon për të kuptuar nëse këto janë llojet e zakonshme që qarkullojnë ose nëse virusi që shkakton shkallë të lartë infeksionesh në Kinë ka disa ndryshime.” Ai vuri në dukje se, ndonëse hMPV “mund të ndryshojë dhe të pësojë mutacione me kalimin e kohës, duke krijuar lloje të reja”, nuk është “një virus që konsiderohet të ketë potencial pandemik”. Duke folur për MailOnline, ekspertë të shumtë i bënë thirrje britanikëve të mos panikosen, pasi shumica dërrmuese e infeksioneve shkaktojnë “simptoma të lehta, të ngjashme me të ftohtin”. Megjithatë, për ata me sisteme imunitare të dobësuara fëmijët shumë të vegjël, të moshuarit dhe ata me disa kushte shëndetësore të tjera infeksioni mund të çojë në sëmundje më serioze. Pekini ka minimizuar pamjet e dhomave dhe pavioneve të mbingarkuara që janë postuar në rrjetet sociale, duke thënë se infeksionet respiratore janë “më pak të rënda” dhe “më të vogla në shkallë” krahasuar me vitin e kaluar. Kjo ka çuar disa njerëz të kenë frikë se ka ngjashmëri me situatën aktuale dhe shpërthimin e Covid-it në vitin 2019, i cili fillimisht u përhap fillimisht në Kinë. Megjithatë, ekspertët britanikë kanë vërejtur se skenat në spitalet kineze duket se janë pak të ndryshme nga ato në shërbimin shëndetësor të Mbretërisë së Bashkuar në këtë periudhë të vitit.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30