Suksesin e spitalit Memorial në Fier, i cili operon me një autonomi të plotë qeveria synon të shtrijë në të gjitha spitalet e vendit. “Mjekët të paguhen më pagë nga shteti por kush punon më shumë të ketë mundësi të paguhet më shumë. Shërbimi publik duhet të jetë zgjedhje e parë edhe për ata që e kanë mendjen tek privati. Kushtet sot në strukturat publike janë të pa krahasueshme shumë herë me mirë se privati”, tha kryeministri Edi Rama.