Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një vizitë në Horën e Arbëreshëvet, në Itali për të marrë pjesë në veprimtaritë festive me rastin e themelimit të Horës. Në vijim të vizitës, Kryeparlamentarja Spiropali përshëndeti në Konferencën mbi Gjergj Kastrioti Skënderbeun, organizuar nga Bashkia e Horës, me pjesëmarrjen e autoriteteve vendore, qytetarëve dhe përfaqësues të Diasporës shqiptare nga vende të ndryshme të botës.