Top Channel/ Spiropali thirrje opozitës: Hajdeni në komisione, të zbulojmë gabimet e institucioneve
02/09/2024 17:36

“Reflektimi duhet të jetë i përbashkët mes nesh, një reflektim që përfshin edhe qortimin e së shkuarës, edhe projeksionet për të ardhmen. Thirrjen time te sinqertë, t’t mbrojmë deri në fund qëndrimet tona, por me etikë parlamentare. Shpesh jemi sjellë si shkak dhe pasojë të njëri-tjetrit. Mungesa juaj e kontrollit ka sjellë shkeljen e tolerancës sonë. Debati dhe jo beteja, ndeshja e paprerë si të ndryshëm në ide, por të barabartë në të drejta, është rruga e vetme drejt të cilës ne do të detyrohemi të ecim. Jo pa keqardhje mendoj se më pak se çdo gjë ka ndryshuar mendësia e të bërit politikë, e cila shpesh, në thelbin e saj ka mbetur ende në llogoret e viteve 90-të. Të jemi bashkë në identifikimin e disa prioriteteve që do të duhet të realizojmë deri në fund të kësaj legjislature”. Spiropali ftoi më tej opozitën të marrë pjesë në komisionet parlamentare. “Do të vijojnë punën dy komisionet e posaçme, qëllimi i të cilëve është avancimi i reformave, në mënyrë që të mos ketë asnjë kthim mbrapa. Mbështetja dhe fuqizimi i institucioneve të pavarura dhe i pavarësisë së degëve të qeverisjes, që ato të rrisin përgjegjshmërinë dhe transparencën para vendit dhe qytetarëve. Pozitive të bashkëpunojmë për komisionet hetimore, sepse bashkarisht duhet të zbulojmë gabimet e punës së institucioneve dhe të nxjerrim përgjegjësitë. Të provojmë se jemi ligjvënës të denjë, bashkëndërtues të institucioneve dhe bashkëmbrojtës të vlerave demokratike”.

Top News – Deputetët e PD ‘shkrihen’ me studentët / Por jo të gjithë i mirëpritën në protestë
31/10 18:23
Top Channel/ Noka pas përplasjeve në protestës: Ata qorristët do e marrin përgjigjen një për një
31/10 15:19
Top News – Rama ‘takon’ Diellën. Prezantohet risitë e shërbimeve, ‘më pranë qytetarit’
31/10 14:07
Top News – Policia bllokon rrugët, deputetët e PD përplasen me efektivët te Kryeministria
31/10 13:49
Top Channel/ “Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin”/ Rama prezanton “Diellën e re”, ja risitë
31/10 13:10
Top Channel/ Protesta e PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, në krye deputetët
31/10 12:52
Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve
30/10 18:54
Top Channel/“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”: Serbi, studentët fshijnë grafitin përcarës në rrugë!
30/10 15:24
Top Channel/ Berisha kundër paketës fiskale. Akuzon qeverinë se favorizon oligarkët
30/10 15:09
Top Channel/ “Investimet e huaja në ditën më të keqe” Berisha: Kjo “Paketa” do shkatërrojë biznese
30/10 12:47
Top Channel/ “Hipokrizi totale..” Berisha: Rama tallet me taksën e naftës
30/10 12:46
Top Channel/ “PD në protestë, mbështet studentët” Berisha: Rama urdhëroi të qëllojnë me armë
30/10 12:27
Top Channel/ PD propozon 100 bashki të reja! Demokratët dërgojnë draftin në bashki
30/10 12:04
Top Channel/ Kur do mbahet zgjedhjet e reja? PS pranon çdo datë përveç 2 majit, PD dhe PL…
30/10 12:03
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier. PS e PD në këshillin bashkiak kërkojnë transparencë
29/10 19:48
Top News – PS kërkon përjashtimin e Berishës. 10 ditë për kreun e PD, 60 për 6 deputetë të tjerë
29/10 16:38
Top Channel/ Përplasje në PS për transferimin e Veliajt, Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu
29/10 15:21
Top Channel/Kaos e flakadanë në Kuvend. PS siguron 84 vota për ligjin që i jep imunitet Guvernatorit
29/10 15:20
Top Channel/ Nga votimi te Veliaj dhe data e zgjedhjeve, Balla: Përjashtojmë vetëm 2 majin sepse…
29/10 13:34
Top Channel/ Sot protestë paqësore! Demonstruesit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit
29/10 12:45