Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mbajti fjalën gjatë mbledhjes së Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që po zhvillon punimet në Tiranë. Spiropali vlerësoi sot se dalja e Shqipërisë nga lista e vendeve në monitorim dhe vendosja në proces post- monitorimi erdhi si rezultat i reformave të ndërmarra.