Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u kërkoi deputetëve të opozitës të sjellin propozime konkrete për mënyrën si mund të luftohen krimi dhe korrupsioni në vend. Akuzave të deputetëve demokratë në seancën e sotme plenare, se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan dhe se kriminelët veprojnë lirshëm, Spiropali u përgjigj duke thënë se “duke propozime konkrete”.