Top Channel/ Spiropali në Athinë për ZEE-në? Përcaktimi i kufijve detarë, cështja kryesore!
24/11/2025 14:50

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Elisa Spiropali do të vizitojë Athinën për një takim me homologun e saj Giorgos Gerapetritis në 16 dhjetor, bëjnë me dije mediat greke që ju referohen burimeve diplomatike.Në këtë takim të rëndësishëm diplomatik sipas tyre , dy vendet synojnë të hartojnë një “rrugë të re bashkëpunimi”, me fokus tre shtylla kryesore: ZEE=e, energjinë dhe integrimin evropian të Shqipërisë.Çështja kryesore në tavolinë do të jetë përcaktimi i kufijve detarë dhe i Zonës Ekonomike Ekskluzive. Athina dhe Tirana kanë rënë dakord që nga viti 2020 që çdo mosmarrëveshje mbi ZEE t’i dërgohet Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, një proces që konfirmon vullnetin e dy shteteve për dialog dhe zgjidhje ligjore. Vizita e Spiropalit vjen me synimin për t’i dhënë dinamikë të re procesit, ndërsa Greqia e sheh këtë marrëveshje si thelbësore për garantimin e të drejtave të saj detare në Jon dhe për hapjen e investimeve të sigurta në kërkime energjetike -theksojnë artikujt. Në qendër të takimit do të jetë edhe integrimi evropian i Shqipërisë, një proces ku Tirana ka shënuar ritëm të shpejtë- shprehen burime diplomatike greke. Shqipëria arriti objektivin për “hapje të plotë” brenda vitit 2025 dhe synon që negociatat të përfundojnë deri në vitin 2027, një kohë kur Greqia do të mbajë presidencën e BE-së -theksojnë të njëjtat burime. Nga Brukseli , në një darkë të fundit joformale të ministrave të Jashtëm, Gerapetritis ka theksuar se zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor është prioritet i Athinës, veçanërisht në një moment kur rajoni përballet me tensione, nacionalizma të rritura dhe sfida të sigurisë. Vizita e 16 dhjetorit shihet si një moment kyç për vendosjen e një kuadri të ri bashkëpunimi që mund të sjellë stabilitet, investime dhe përfitime të prekshme për të dy popujt. Diplomatët grekë theksojnë se kjo nuk është vetëm një marrëveshje dypalëshe, por një nevojë strategjike për gjithë rajonin, i cili ka nevojë për më shumë siguri, më pak tensione dhe një perspektivë të qartë drejt Evropës.

Top Channel/ Deputetja e PS Sara Mila në SPAK. Po hetohet për korrupsion në zgjedhje
11/11 15:21
Top News – PD kundërshton akuzat e Ballës/ Bardhi: Opozita nuk ka bojkotuar kurrë Reformën Zgjedhore
11/11 15:02
Top Channel/ Studentët grupohen për protestë para Ministrisë së Arsimit
11/11 15:00
Top Channel/ Studentët mblidhen sërish për të protestuar, qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit
11/11 14:42
Top News – ‘Pas 30 nëntorit, e miratojmë vetë’. Balla paralajmëron opozitën për reformën zgjedhore
11/11 14:40
Top News – Vrau 4 persona, zbardhet e shkuara kriminale e shqiptarit në Greqi, detajet që e fundosën
11/11 13:51
Top News – Eurodeputeti kërkon qeveri teknike në Shqipëri/ Balla: Deklarata si ato të Albana Vokshit
11/11 13:37
Top Channel/ “Votimin dhe numërimin elektronikë në 450 qendra” Celibashi: Është e pamundur
11/11 13:30
Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03
Top Channel/ Fotot e rralla të luftës në Korçë, Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol
11/11 12:58
Top Channel/ Degradimi i pajisjeve mjekësore, Inside Story zbulon avaritë në spitale dhe…
11/11 12:57
Top Channel/ BE kërkon më shumë para nga Londra për ndalimin e gomoneve, përtej 662 milionë paundëve
11/11 12:57
Top Channel/ Rrjedhje gazi në furrë buke në Fier, pronari dhe punëtori përfundojnë në spital
11/11 12:57
Top Channel/ Franca dënon dhunën në protesta, Ambasadorja Suard shmang krahasimin me Shqipërinë
11/11 12:56
Top Channel/ Deti i trazuar, ndalet lundrimi, erëra deri në 35 metra në sekondë dhe dallgë 4.5 metra
11/11 12:56
Top Channel/PS ultimatum për zgjedhoren, Balla: PD afat deri 30 nëntor, e miratojmë edhe pa opozitën
11/11 12:55
Top Channel/ Sara Mila në SPAK, hetim për korrupsion në zgjedhje, thirret si deklaruese
11/11 12:55
Top Channel/ “Shtesë personeli në organikë” KLSH në Komision për buxhetin e 2027
11/11 12:17
Top News – Sara Mila në SPAK. Deputetja nën hetim për shit-blerje votash në 2025
11/11 11:35