Një ditë pas debatit me kryeministrin Edi Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist dhe kabinetit qeveritar, Elisa Spiropali ka bërë një tjetër reagim në faqen e saj në Facebook. Pasi Rama ia quajti reagimin e parë “një çarçaf”, ish-ministrja e Jashtme e nis reagimin e saj me titullin “më përjashto”. Ajo thotë se nuk e ka sulmuar partinë, por ka kritikuar modelin “që në disa aspekte po dëmton edhe Partinë Socialiste”.