Top Channel/ Spektakël patriotik apo mesazh lufte për botën? Çfarë po përgatit Kremlini më 9 Maj
08/05/2025 22:16

Më 9 maj, Rusia shënon një nga datat më të rëndësishme të kalendarit të saj, Ditën e Fitores kundër Gjermanisë Naziste. Kjo ngjarje ka një rëndësi të madhe simbolike dhe politike për Kremlinin, duke shërbyer jo vetëm për të përkujtuar fitoren në Luftën e Dytë Botërore, por edhe si platformë për promovimin e narrativës zyrtare të Moskës, përfshirë justifikimin e pushtimit të Ukrainës. Në dekadat e fundit, presidenti Vladimir Putin ka shfrytëzuar këtë datë për të theksuar rolin sovjetik në mposhtjen e nazizmit, ndërkohë që e përdor gjithashtu për të legjitimuar politikat aktuale të Kremlinit, veçanërisht që nga nisja e agresionit në Ukrainë në shkurt 2022. Këtë vit, parada zhvillohet në një moment të rëndësishëm historik – 80-vjetori i dorëzimit të Gjermanisë Naziste – dhe mbi tre vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë. Lufta që rusët e quajnë “Lufta e Madhe Patriotike” mori jetën e mbi 27 milionë sovjetikëve, ushtarë dhe civilë. Kjo sakrificë është kthyer në një shtyllë kryesore të identitetit kombëtar dhe të ideologjisë politike që përfaqëson Putini. Për vite me radhë, ai ka portretizuar Perëndimin si mosmirënjohës ndaj këtij kontributi, shpesh duke minimizuar rolin e aleatëve dhe duke e paraqitur SHBA-në si forcë destabilizuese. Sipas Kremlinit, dhjetëra liderë të huaj janë ftuar, megjithëse priten edhe mungesa apo anulime të papritura. Udhëheqës nga disa ish-republika sovjetike, si Bjellorusia, Kazakistani, Azerbajxhani do të marrin pjesë, bashkë me përfaqësues nga vende si Kuba, Venezuela, Bolivia, Laosi dhe ndoshta Brazili. Nga Evropa, pritet të jenë të pranishëm vetëm kryeministri sllovak, Robert Fico, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili mbërriti në Moskë më 7 maj. Pritshmëritë më të mëdha janë për pjesëmarrjen e presidentit kinez, Xi Jinping, i konsideruar një partner kyç për Moskën. Kina ka mbështetur Rusinë ekonomikisht përmes blerjes së naftës dhe gazit dhe nuk ka dënuar pushtimin e Ukrainës. Vëmendje të veçantë do të ketë edhe nëse Kina do të dërgojë një njësi ushtarake për të marshuar në Sheshin e Kuq një gjest simbolik mbështetjeje. Tradicionalisht, parada ka shërbyer si një ekspozitë e fuqisë ushtarake. Në vitin 2015, Rusia prezantoi tankun e avancuar T-14 Armata, që megjithatë nuk është parë në fushëbetejë. Një vit më vonë, shfaqja përfshiu raketën balistike ndërkontinentale RS-24 Yars. Pas vitit 2022, prania e teknologjisë moderne është reduktuar pasojë e humbjeve të mëdha të pajisjeve në Ukrainë. Në javët para paradës, Ukraina ka kryer disa nga sulmet më të mëdha ajrore ndaj objektivave ruse. Një nga sulmet më të mëdha me dronë ndodhi më 6 maj. Kjo ka shtuar masat e sigurisë në Rusi, përfshirë ndalimin e fishekzjarrëve dhe ngadalësimin e shpejtësisë së internetit për të penguar komandimin e dronëve në distancë. Putin kërkoi një armëpushim treditor për të shënuar 9 majin, por Ukraina ofroi një armëpushim 30-ditor – një nismë që u refuzua nga Moska. Zyrtarët ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky, theksuan se siguria e liderëve të huaj në Moskë nuk është përgjegjësi e Kievit.

Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13