Top Channel/ Spektakël ekstrem në Tajvan / Amerikani ngjit ndërtesën 101 katëshe pa asnjë mbrojtje
25/01/2026 11:05

Një alpinist amerikan ka realizuar një nga sfidat më të rrezikshme urbane të regjistruara ndonjëherë. Alex Honnold, 40 vjeç, u bë personi i parë që ngjiti qiellgërvishtësin Taipei 101 pa përdorur litar, parzmore apo rrjetë sigurie. Qindra qytetarë u mblodhën në bazën e kullës 101-katëshe për të ndjekur ngjitjen, e cila u transmetua drejtpërdrejt në Netflix. Pas rreth një ore e gjysmë, Honnold arriti me sukses majën në një lartësi prej 508 metra, përpara se të zbriste me litar dhe të ribashkohej me bashkëshorten e tij. Në një konferencë për shtyp pas ngjitjes, ai deklaroi se “koha është e kufizuar” dhe se njerëzit duhet ta përdorin atë “në mënyrën më të mirë të mundshme”. “Nëse punon shumë fort, mund të bësh gjëra të vështira,” u shpreh Honnold. Alpinisti është i njohur për ngjitjet e tij ekstreme dhe fitoi famë botërore në vitin 2017, kur ngjiti pa litar faqen shkëmbore “El Capitan” në Yosemite, e konsideruar kulmi i vështirësisë teknike në alpinizëm. Ngjitja e Taipei 101 kishte qenë një ëndërr e hershme për Honnold, por kërkesa e tij e parë ishte refuzuar. Megjithëse është i pari që e ngjit ndërtesën pa asnjë mjet sigurie, Honnold nuk është i pari që ka arritur majën. Në vitin 2004, alpinisti francez Alain Robert, i njohur si “Spidermani francez”, e realizoi ngjitjen duke përdorur litarë sigurie për shkak të motit me shi. Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, e përgëzoi Honnold-in përmes një postimi në Facebook, duke e quajtur sfidën “thellësisht emocionuese”.

Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
Top News- Vuçiç flet për pasoja, e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999
28/02 21:00
DIGITALB DIGITALB