Spanja do të vendosë një “taksë solidariteti” për personat që kanë një pasuri prej të paktën 3 milionë eurosh. Njoftimin e bëri Ministrja e Buxhetit María Jesús Montero e partisë socialiste PSOE të kryeministrit Pedro Sanchez, e cila sqaroi se instrumentet e reja fiskale të qeverisë do të ndikojnë mbi pasurinë, tatimin mbi të ardhurat personale dhe taksën e korporatave.