Top Channel/ Spanja pushtohet nga protestat. Qytetarët kundër kryeministrit Sanchez
18/11/2023 21:31

Organizatat e shoqërisë civile kanë organizuar një protestë masive kundër kryeministrit Pedro Sanchez, që arriti të siguronte votat për të vazhduar mandatin. Kësaj proteste i janë bashkuar edhe partitë e djathta që kanë kundërshtuar marrëveshjen për formimin e qeverisë. Lideri socialist Sanchez mbijetoi politikisht kur arriti të siguronte votat për kryeministër duke amnistuar politikanët dhe aktivistët që organizuan referendumin për ndarjen e Katalonjës gjatë vitit 2017. Rreth 170,000 njerëz, sipas policisë, u mblodhën në Plaza de Cibeles në zemër të kryeqytetit spanjoll në përgjigje të thirrjes së liderëve të krahut të djathtë kundër planit të amnistisë. Thirrjet "Sanchez, tradhtar", "Sanchez në burg" dhe "Katalonia është Spanjë" u brohoritën nga protestuesit e të gjitha moshave që mbanin flamuj spanjollë dhe të tjerë evropianë të shpërndarë nga Partia Popullore Evropiane. "Ajo që Pedro Sanchez dëshiron është të ndajë Spanjën në copa, të ketë vendin bask në njërën anë dhe Kataloninë nga ana tjetër, dhe të thuhet se asgjë nuk ndodhi," tha një protestuese Kryeministri socialist Pedro Sanchez, në pushtet që nga viti 2018, doli i dyti në zgjedhjet parlamentare të korrikut pas liderit të krahut të djathtë Alberto Nunez Feijoo, por arriti të rikthehet pasi fitoi mbështetje nga grupet rajonaliste, përfshirë partitë pro-pavarësisë katalane. Në këmbim të votave të tyre, të cilat ishin thelbësore për arritjen e shumicës qeverisëse, Sanchez pranoi disa lëshime, duke përfshirë miratimin e projektligjit të amnistisë për liderët dhe aktivistët separatistë që u ndoqën penalisht për përfshirjen e tyre në përpjekjen për shkëputje të Katalonjës në vitin 2017. Në fillim të këtij muaji, Brukseli i bëri thirrje Madridit për një shpjegim mbi projektligjin e amnistisë pasi tha se ishte "kontaktuar për këtë çështje nga një numër i madh qytetarësh". Turma u shpërnda në mënyrë paqësore pasi u mbajtën fjalime. Demonstratat janë zhvilluar çdo ditë gjatë dy javëve të fundit përpara selisë së Partisë Socialiste në Madrid, disa prej të cilave janë kthyer në dhune dhe kanë rezultuar në dhjetëra arrestime. Pamjet: AFP

Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46