Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, njoftoi se Këshilli i Ministrave do të miratojë një dekret Mbretëror me të cilin do të nisë një proces i jashtëzakonshëm sistemimi për gati gjysmë milioni migrantë në vend. Sanchez e përshkroi këtë iniciativë si një hap drejt normalizimit dhe drejtësisë, duke zgjedhur të mos e mohojë apo anashkalojë realitetin e pranisë së këtyre njerëzve në vend.