Policia spanjolle ka goditur një prej rrjeteve më të mëdha kriminale të trafikimit të emigrantëve në Mesdhe. Gjatë operacionit u arrestuan 78 persona, mes tyre katër drejtuesit e dyshuar të organizatës, ndërsa u sekuestruan 18 skafe me shpejtësi të lartë.