Franca dhe Spanja përballen me valën më të rëndë të zjarreve në historinë e tyre të fundit, ndërsa mbi 250 mijë persona janë detyruar të largohen nga banesat. Flakët vazhdojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta, thatësirës dhe erërave të forta, pavarësisht angazhimit të qindra zjarrfikësve dhe mjeteve ajrore.