Top Channel/ SPAK zbulon pasuritë e Beqirajt: Llogari bankare mbi 2 mln euro, apartamente dhe…
01/08/2026 19:55

SPAK ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë, ku zbulon se biznesmeni posedonte disa pasuri në shtetin ku u vu në pranga. Prokuroria e Posaçme njofton se hetimet e mëtejshme nga autoritetet franceze identifikuan disa asete me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankar me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente, njëkohësisht u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (Departament në veri të Francës) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike, e të tjera. Hetimet financiare po zhvillohen paralelisht për të mundësuar sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale të identifikuara në territorin francez, në bashkëpunim ndërkombëtar gjyqësor. Po ashtu me kërkesë të SPAK autoritetet franceze kanë kryer kontrollin personal si edhe të disa ambienteve në pronësi të Ermal Beqirajt, ku janë sekuestruar sende që vlerësohen me interes për procedimin penal. Njoftimi i plotë: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime për llogari të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, për llogari të të cilit, më datë 05.12.2025, ka regjistruar edhe emrin e shtetasit E.B, si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, për kryerjen e veprave penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë i K. Penal. Ndaj personave nën hetim dhe konkretisht shtetasve E.A dhe E.B. me vendimin nr. 125 datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme te Shkalles se Pare Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale. Vendimi i gjykatës është dërguar menjëherë për tu ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit me shkresën nr. 43104 prot, dt.17.12.2025. Me shkresën nr. 43981 prot, datë 24.12.2025, nga ana e Prokurorisë së Posaçme, i është kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Zyrës Qendrore Kombëtare, Interpol Tirana, shpallja në kërkim ndërkombëtar të këtyre shtetasve ndaj të cilëve ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Shpallja në kërkim ndërkombëtar është pasqyruar edhe në database të Interpol Tirana me “njoftim të kuq” (red notice). Më datë 19 qershor 2026, Prokurorët e Posaçëm të SPAK, kontaktuan Shërbimin e Sigurisë së Brendshme (SSI) në Tiranë për të kërkuar mbështetjen e autoriteteve franceze në gjetjen e shtetasit E. B, në kushtet kur nga informacioni i disponuar dyshohej se ky shtetas ndodhej në territorin e Republikës Franceze. Në momentin e kësaj kërkese, shtetasi E.B ishte subjekt i një “Njoftimi të Kuq” (Red Notice) të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të autoriteteve gjyqësore shqiptare për qëllime arrestimi dhe ekstradimi. Pas marrjes së kësaj kërkese, SSI kontaktoi menjëherë Drejtorinë Kombëtare të Policisë Gjyqësore (DNPJ) Franceze, duke mundësuar fillimin e menjëhershëm të hetimeve në territorin francez. Po atë ditë, u vendos një bashkëpunim i ngushtë me Zyrën Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO). Hetimet fillestare sugjeronin se E.B. ndodhej në Francë, gjë që përputhej me informacionin e dhënë nga Prokurorët e Posaçëm të SPAK-ut. Hetimet e mëtejshme nga autoritetet franceze e konfirmuan këtë informacion dhe identifikuan disa asete me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankar me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente , u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj, Për këto asete si dhe për të tjera të cilat do të rezultojnë nga hetimet e mëtejshme, i është dërguar kërkesë për ndihmë juridike autoriteteve gjyqësore franceze me qëllim sekuestrimin e tyre. Këto hetime, të kryera nga Brigada Kombëtare e Kërkimit të Personave në Kërkim (BNRF), çuan gjithashtu në zbulimin e automjeteve që mund të ishin përdorur nga personi në kërkim dhe lejuan që operacionet në terren të përqendroheshin më saktësisht në atë zonë gjeografike. Njëkohësisht, u angazhua Zyra Qendrore për Luftën kundër Krimit të Rëndë Financiar (OCRGDF) për të kryer hetime financiare lidhur me asetet kriminale të identifikuara në Francë dhe për të përgatitur — në koordinim me autoritetet gjyqësore franceze dhe shqiptare masa sekuestrimi që do të zbatoheshin në kuadër të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar. Që nga data 19 qershor 2026, shkëmbimet operacionale midis Shërbimit të Sigurisë së Brendshme (SSI), magjistratit ndërlidhës dhe shërbimeve të policisë gjyqësore kanë qenë të vazhdueshme. Ky koordinim i përditshëm ka mundësuar shkëmbimin e shpejtë të informacionit dhe përshtatjen e vazhdueshme të hetimeve. Më datë 24 korrik 2026, shtetasi E.B u arrestua nga autoritetet ligjzbatuese franceze pasi hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly-t (Seine-Maritime) dhe u detyrua të ulej në aerodromin e Albert-it (Somme). Gjykata franceze urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të tij, për qëllim ekstradimi drejt Republikës së Shqipërisë. Hetimet gjyqësore po kryhen tani nga njësi të specializuara të Drejtorisë Kombëtare të Policisë Gjyqësore, në bashkëpunim me SPAK-un. Hetimet financiare po zhvillohen paralelisht për të mundësuar sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale të identifikuara në territorin francez, në kuadër të mekanizmave të bashkëpunimit ndërkombëtar gjyqësor. Me kërkesë te Prokurorisë së Posaçme autoritetet franceze kane kryer kontrollin personal si edhe të disa ambienteve në pronësi të shtetasit E.B., ku janë sekuestruar sende qe vlerësohen me interes për procedimin penal. Nga ana e Prokurorisë së Posaçme i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, për ti përcjellë autoriteteve kompetente të Republikës së Francës, kërkesa për ekstradimin nga Republika e Francës në Republikën e Shqipërisë së shtetasit E.B.

Top News – Përplasi të moshuarin në trotuar. Gjykata e Durrësit lë në burg taksistin 26 vjeçar
22/08 12:22
Top Channel/ Rama mbledh ministrat në Pogradec dhe Asamblenë në shtator, pikëpyetje për 6 ministri
22/08 12:11
Top Channel/ Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në Durrës, gjykata jep masën e sigurisë për taksistin
22/08 12:07
Top News – 32 vatra në 24 orë. Flakë nga veri në jug, probleme në Pukë dhe Mirditë
22/08 12:01
Top News – Dështojnë negociatat SHBA–Kanada. Hyn në fuqi vala e re e tarifave me 50 për qind
22/08 11:37
Top Channel/ Vihet në kontroll zjarri në Dukat dhe malin e Çikës, u shkrumbua një sipërfaqe e madhe
22/08 11:28
Top Channel/ Arka e Noas, skaneri thellon misterin: Nuk është thjesht gur ajo çfarë u gjet në Turqi!
22/08 11:26
Top Channel/ Greqi, mbi 300 arrestime për zjarret: Pranga edhe për ndezjet nga pakujdesia!
22/08 11:23
Top News- Vatër zjarri në fshatin Gjyralë të Cërrikut, asnjë rrezik për zonat e banuara
22/08 11:16
Top News – ‘Portugezi e kishte thikën’. Sokrat Vata- Por s’e mbaj mend si ja mora dhe e godita
22/08 11:11
Top News – ‘U rrëzua nga motori, e futa në bagazh’. Dëshmia e çuditshme e turkut që ndihmoi vrasësin
22/08 11:06
Top Channel/ Piromani i Mirditës nuk ndalet, kapet sërish duke ndezur zjarr, vihet në pranga
22/08 11:00
Top Channel/ Shkelje e privatësisë së fëmijëve: TikTok i paguan 400 milionë dollarë SHBA-së!
22/08 10:48
Top Channel/ Kanadaja “dhëmb për dhëmb” me Trumpin: Tarifa 50% pas shembjes së bisedimeve tregtare!
22/08 10:48
Top News – Vodhi të dhënat e fëmijëve. TikTok gjobitet me 400 milionë dollarë
22/08 10:40
Top Channel/ Mbi 10 mijë hyrje-dalje në Kakavijë në 24 orët e fundit, 500 prej tyre turistë
22/08 10:27
Top Channel/ Drogë dhe armë në Korçë, policia arreston një person
21/08 23:09
Top Channel/ Fjalime, mesazhe dhe kërkesa për dorëheqje, dita e 83 e protestës në Tiranë
21/08 22:55
Top Channel/ Vrasja e portugezit, gjykata në qeli Vatën dhe dy turqit. Autori: S’mbaj mend
21/08 22:54
Top Channel/ Protesta, akuza për zjarret dhe bashkitë. Kërkohet dorëheqja e klasës politike
21/08 22:06