SPAK ka zbardhur takimin mes kryeprokurorit Altin Dumani dhe ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson. SPAK shkruan se Robinson, vlerësoi ecurinë e punës dhe arritjet e Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, riafirmon se mbështetja ndaj SPAK do të vijojë me të njëjtat ritme, me qëllim arritjen e objektivave ligjore të kësaj Strukture, që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me synimin e konsolidimit të shtetit ligjor dhe dhënies fund të kulturës së pandërshkueshmërisë.