Top Channel/ SPAK: Provat kundër Metës! Prokuroria e Posaçme zbardh akuzat për kreun e PL
21/10/2024 19:40

Por ku dyshohet se ka shkelur konkretisht ligjin Ilir meta dhe bashkëshortja e tij. SPAK në një njoftim për shtyp ka renditur gjetjet. SPAK thotë se është provuar se si ish ministër I tregëtisë dhe energjitikës Ilir Meta ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura. Këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre. Shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë. Thotë spak Hetimet e deritanishme sipas njoftimit zyrtar kanë zbuluar se Ilir Meta ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga Kastëriot Ismailaj, gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. E dyta spak numëron se Meta si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, Monika kryemadhi si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë midis dy kompanive Si rezultat i kësaj influence të paligjshme cifti meta dyshohet se ka përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit. Nga ana tjetër Pirro Xhixha si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet Meta dhe kryemadhi jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. Korruptive e quan spak mardhënien me biznesmenin SM për përfitimin e një vile si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë që dyshohet se u finalizua me ndryshimin e një ligji. SPAK numëron si abuzim edhe kontratën e lobimit në SHBA PREJ NGA KU REZULTON se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të forcës politike nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. SPAK deklron se cifti ka blerë një aprtament I deklaruar si I financuar me kredi bankare por që nga hetimet rezulton se shuma prej 310 mijë euro janë derdhur cash nga nëna e zonjës kryemadhi . cifti Meta thotë spak nuk deklaroi shpenzimet mjekësore me një shumë prej mijra eurosh

Top Channel/ Harta e re, Rama i prerë: Bashkim do bëhet, mbyllet brenda 2031
12/09 23:37
Top Channel/ Berisha vjen nga SHBA: Udhëtimi ripërtëritës i jetë sime!
12/09 23:35
Top Channel/ Dalin pamjet, çfarë ndodhi në takimin e Ramës në Vlorë
12/09 22:10
Top Channel/ “Udhëtim ripërtëritjeje”, Berisha kthehet nga SHBA: Diaspora më e fortë se kurrë
12/09 21:22
Top Channel/ Rama sqaron shkrirjen e bashkive, tregon si do të funksionojnë harta e re territoriale
12/09 19:52
Top Channel/“Mos e prek”, po priste Ramën të përfundonte takimin, shoqërohet protestuesi Baki Goxhaj
12/09 17:18
Top Channel/ Rama takim me strukturat e PS dhe qytetarët në Vlorë, në fokus reforma territoriale
12/09 17:17
Top Channel/ Rama lajmëron ligjin “Pasqyra”, përgjegjës për afatet e përgjigjes ndaj qytetarëve
12/09 15:12
Top Channel/ “Liri për çlirimtarët”, Rama mesazh për Hagën: “Farsa po merr fund”!
12/09 14:14
Top News – Berisha takon kongresistin amerikan: Folëm për drejtësinë dhe luftën ndaj karteleve’
12/09 12:19
Top News-‘Jam trajneri i PS, formacionin e bëj unë.’ Rama për lëvizjet në qeveri e pasardhësin e tij
12/09 11:36
Top Channel/ “Un nuk marr në telefon institucione”, Rama: Telefonin e kam për ministrat
11/09 21:19
Top News-‘Shpejtësi skëterrë për rrogat e veta’/ Rama thumbon Gjykatën Administrative
11/09 18:53
Top Channel/ Akuzat e PD për makinën e Ramës, ministrja Ismaili: Është me qira, e paguan PS
11/09 17:56
Top Channel/ Rasti i Veliajt në Newsweek, “Paraburgimi pa vendim, përdoret si armë në politikë”
11/09 15:08
Top Channel/ Ndryshime në qeveri! Shkarkohet Lamallari, Ervin Demo emërohet ministër i Brendshëm
11/09 12:06
Top Channel/ U kallëzua nga ish-ortaku për 1.5 milionë euro, deputeti i PD-së paraqitet në SPAK
11/09 11:41
Top Channel/ Program i ri për strehimin. Qeveria prezanton gjashtë skema për familjet e reja
10/09 15:44
Top Channel/ Rama: Do japim shtëpi për 4 mijë çifte të reja, Veliaj eksperiment i rrezikshëm
10/09 15:22
Top Channel/ Taksat për kullat, Rama: Të ardhurat do shkojnë te Fondi i Strehimit, jo tendera për…
10/09 14:37