Marta Kos foli për DW pasi Shqipëria celi grup-kapitullin e fundit të negociatave të anëtaresimit në BE. Komisionerja e zgjerimit vlerësoi përpjekjet e deritanishme, vecanërisht ato të Strukturës së Posacme anti-Korrupsionit, por sërish e theksoi se duhet bërë më shumë në luftën kundër fenomeni, të cilën e cilësoi si kyce për avancimin drejt bashkimit me bllokun europian.