Top Channel/ SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt/ Vijon nesër mbledhja e Këshillit të Mandateve
11/07/2023 20:50

Këshilli i Mandateve vendosi që mbledhja për mandatin e Arben Ahmetajt të vijojë nesër në orën 16:00. Kreu i SPAK Altin Dumani dhe më pas prokurorja Enkeleda Millonai, i parashtruan Këshillit të gjitha faktet përmes të cilave mendojnë se Ahmetaj duhet të arrestohet. I pyetur nga një deputet socialist, Dumani tha se të gjitha faktet janë të atilla që e justifikojnë arrestimin e ish-ministrit të Financave. Mbledhja e mbajtur me dyer të mbyllura është shoqëruar me debate të forta, teksa opozita kërkoi që kjo të bëhej me dyer të hapura. Për herë të parë, SPAK i kërkoi Kuvendit që seanca të ishte me dyer të mbyllura, pasi në dosjen e konsideruar sekret përfshihen dhe emra të tjerë. Avokatët mbrojtës Saimir Visha dhe Enrik Ligori kërkuan shtyrjen e mbledhjes, pasi kërkojnë më shumë kohë për çështjen. Mësohet se avokatët kanë deklaruar dhe Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri, por nuk dihet vendndodhja e tij. Skenari i parë, ku Arben Ahmetaj mund të hiqte dorë vullnetarisht nga mandati u rrëzua, pasi ish-zëvendës/kryeministri nuk u paraqit në Kuvend. Tashmë i mbetet Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të marrë vendimin për mandatin e deputetit të Ahmetajt. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, i kërkoi Kuvendit një ditë më parë dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. SPAK deklaron se ka mbledhur prova që tregojnë se ish-ministri i Financave në gjashtë raste ka kryer korrupsion. Shembulli më korruptiv dhe flagrant lidhet me gjurmët e mbetura në kompjuterin e Klodian Zotos, një i kërkuar dhe i akuzuar për inceneratorët i cili dyshohet se i pagoi udhëtime në disa shtete, atij dhe bashkëshortes. Pesë rastet e tjera të korrupsionit mbahen sekret nga SPAK pasi ka edhe persona të tjerë nën hetim. Në letër-porositë e ndërkombëtarëve por edhe llogaritë bankare, SPAK thotë se nga udhëtimet, Arben Ahmetaj përfitoi 34 mijë euro. Kjo ishte gjurma e parë që u bë shkak që SPAK ta veçonte Ahmetaj në atë kohë numri dy i qeverisë nga dosja 277 thënë ndryshe inceneratori i Elbasanit, duke e ndarë në fraksion më vete Por Arben Ahmetaj dyshohet nga SPAK për veprime të dyshimta për të tre inceneratorët. Akuza tjetër lidhet me fshehjen e pasurisë, dhe hetimi bazohet në sekuestrimin preventiv ndaj dy vilave, njëra në Palasë dhe tjetra në Hamallaj.

Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27