Top Channel/ SPAK: Ish-zv.kryeministri përfitoi 500 mijë euro, vila dhe udhëtime nga Zoto e Mërtiri
10/07/2023 21:04

SPAK: Ish-zv.kryeministri përfitoi 500 mijë euro, vila dhe udhëtime nga Zoto e Mërtiri Janë të paktën gjashtë, episodet korruptive me të cilat Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ngriti akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie ndaj Arben Ahmetajt duke kërkuar arrestimin e tij. Sipas dosjes hetimore që SPAK i ka nisur Kuvendit, rezulton se, ish-zëvendëskryeministri ka përfituar 500 mijë euro, një vilë, 3 apartamente e udhëtime nga biznesmenët e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri mes viteve 2013 deri në vitin 2020. 170 mijë euro, është episodi i parë i regjistruar në vitet 2016-2017. Në dosjen e spak është paraqitur si pagesë ndaj Arben Ahmetaj, përkundrejt një shitjeje fiktive ndaj një personi tjetër të dy apartamenteve në Selitë. Shumat u paguan nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri. Një vilë me sipërfaqe 98 m2 në Hamallaj dhe 521 m2 truall është episodi i dytë që ka hetuar SPAK, sipas të cilës është përfituar tërthorazi nga ish-numri dy i qeverisë. Skema e përdorur është përmes transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në emër të Klodian Zotos, një shtetasi tjetër e më pas në pronësi të bashkëjetueses së ish-zv/kryeministrit, Eriola Hoxha. Rasti i tretë ka të bëjë me një shumë prej 130 mijë eurosh, mes viteve 2017 dhe 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit është paraqitur si pagesë e bërë për llogari të ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Maçka dhe ish-zv/kryeministrit përkundrejt një shitjeje të një apartamenti dhe një garazhi në Selitë. E njëjta skemë me shitje apartamenti e garazhi është përdorur edhe në rastin e katërt në vitin 2018, ku nëpërmjet Zotos e Mërtirit në emër të Ahmetajt e ish-bashkëshortes kaluan 140 mijë euro, thuhet në dosjen e SPAK. Përgjatë periudhës 2013-2017, SPAK thotë se Ahmetaj ka përfituar rreth 34 mijë euro në formën e shpenzimeve dhe pagesa hotelesh e udhëtimesh të kryera drejtpërdrejt për të apo të afërm të tij, duke shënuar kështu rastin e 5 të korrupsionit. Episodi i 6 i korrupsionit përmendur në dosjen që SPAK i dërgoi Kuvendit, i përket viteve 2019- 2020 ku Ahmetaj ka përfituar edhe 2 milionë lekë, në formën e pagesave të kryera ndaj subjekteve tregtare të ndryshme prej Zotos e Mërtirit në funksion të një investimi të kryer për një apartament në Tiranë.

Top News – ‘Veliaj’ ndez debate brenda grupit të PS. Çuçi i kërkon llogari Gogut për transferimin
29/10 14:26
Top News – Ligje mes flakadanëve. Tensione në seancë, Berisha bllokohet, Rama voton e ikën
29/10 13:49
Top News – AmCham kundër paketës fiskale: Politikat sociale, jo në kurriz të klimës së biznesit
29/10 13:36
Top Channel/ Policia heq gardhin metalik para Kuvendit, protestuesit janë larguar
29/10 13:35
Top Channel/ Veliaj refuzon ushqimin në Burgun e Fierit, vizitohet nga nëna dhe bashkëshortja
29/10 13:12
Top News – Dështon protesta para Kuvendin, pjesëmarrje e ulët, policia heq gardhin metalik
29/10 12:43
Top Channel/ Armët historike në Gjirokastër! Muzeu i Forcave të Armatosura çel ekspozitën
29/10 12:29
Top Channel/ Festa e shegës në Lezhë! Fruti i njohur përdoret në receta të veçanta
29/10 12:29
Top Channel/ “ E kemi pa avokat, unë do vazhdojë mbrojtjen…” Monika Kryemadhi në SPAK
29/10 12:27
Top Channel/ Katër persona arrestohen në Malësi të Madhe, sekuestrohen 265 kg kanabis dhe dy mina
29/10 12:26
Top Channel/ Kundërshtohet paketa fiskale! Dhoma Amerikane paralajmëron: Rritja e taksave mund të…
29/10 12:25
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro! Pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 12:24
Top News – Përplasje në PS për Veliajn. Çuçi i kërkon llogari Gogut – Jep dorëheqjen!
29/10 12:17
Top News – Votoi ligjet/ Pas flakadanëve dhe tymueseve, kryeministri Edi Rama largohet nga Kuvendi
29/10 11:49
Top News – Ermal Nufi takon dhe përqafon punonjësin e Gardës mes përplasjeve PS-PD
29/10 11:24
Top News – Transferim pa vendim! Erion Veliaj kërkon ndërhyrjen e Avokatit të Popullit
29/10 11:24
Top News – Kaos në Kuvend/ Mes tymit dhe flakadanëve, socialistët nuk ndalin miratimin e ligjeve
29/10 11:23
Top News – Përplasje fizike në Kuvend/ Seanca shoqërohet me debate të forta, PD bllokon foltoren
29/10 11:14
Top News – Rama e gjen Kuvendin në mes të trazirave, Garda e ndan nga PD
29/10 11:10
Top News – ‘Në izolim për 10 ditë’. Veliaj reagon pas transferimit në burgun e Fierit
29/10 10:21