Top Channel/ SPAK heton 33 krime zgjedhore, Yuri Kim: Asnjë nuk është mbi ligjin!
27/04/2021 18:22

33 krime zgjedhore janë duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK-u e bëri të qartë se është duke ushtruar me përparësi ndjekjen penale për rastet që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje” apo ndaj subjekteve të ndryshëm, që janë kompetencë hetimi të kësaj prokurorie. SPAK njofton se për të gjitha rastet që janë në hetim, “garantojmë subjektet që kanë paraqitur kallëzimet, si dhe opinionin publik se, deri tani janë hetuar dhe në vijim do të vazhdojnë të hetohen me përparësi, me metoda pro-aktive, objektivitet dhe pa asnjë hezitim, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të fakteve të pretenduara dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave që mund të jenë të përfshirë në veprimtari të kundraligjshme që lidhen me veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje“. Më tek, SPAK bëri thirrje që kushdo që ka të dhëna, fakte apo çdo gjë që mund të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të fakteve të kallëzuara është i mirëpritur t’i paraqesë në Prokurorinë e Posaçme, duke i garantuar se do vlerësohen me seriozitetin e duhur dhe do i nënshtrohen hetimit të plotë. Pas njoftimit të tij, nuk vonoi reagimi i ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e cila e përshëndëti lëvizjen e kësaj strukture e dha një mesazh të qartë për të gjithë. “Shumë gjë e mirë që të shohësh njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve elektorale. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është mbi ligjin.”, u shpreh ambasadorja.

Top Channel/ Zhduket ish-drejtuesi i AKSHI/ Familjarët e Daniel Shimës bënë kallëzim në polici
20/08 22:52
Top Channel/ Skandali +18 në club, del emri i boksierit të njohur shqiptar, e reja: Më futën në…
20/08 20:02
Top Channel/ Plagosje për një vend parkimi, qëllohet me dy plumba një 28-vjeçar në Hamallaj
20/08 19:39
Top Channel/ Ligj ri për administratën, ministrat të njëjtat kompetenca, ju hiqet detyrimi për firma
20/08 19:34
Top News – Sherr për parkimin. Plagoset rëndë me armë zjarri 44-vjeçari në Hamallaj
20/08 19:28
Top Channel/ Plagosja me armë zjarri në Durrës, sherri për një vend parkimi
20/08 19:24
Top News – Shitja e pasurive të paluajtshme. Zyrat imobiliare propozojnë uljen e tatimit
20/08 16:34
Top News – Mijëra humbje jete në Gjermani / Të lidhura me rezistencën ndaj antibiotikëve
20/08 16:09
Top Channel/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan videon e radhës: Durrës, ecim!
20/08 15:27
Top Channel/ Konkursi i Arkitekturës, në test 400 maturantë për 175 kuota të lira
20/08 15:24
Top News- Arrestohet 49-vjeçarja në Durrës/ Në kërkim pasi joshi dhe vodhi një person
20/08 15:23
Top Channel/ Tenton të djegë gruan! 207 raste të dhunës në familje në 1 muaj
20/08 15:12
Top Channel/ Deputetët e rinj, të pastër! SPAK për TCH: Asnjë prej 140 ligjvënësve s’është nën hetim
20/08 15:05
Top Channel/ Tmerr në aeroportin e Malpensës, i riu godet sportelet me çekiç dhe i vë zjarrin!
20/08 15:02
Top News – Rama mendon për kabinetin e ri. Në shtator nis punë kuvendi, Berisha deputeti më i vjetër
20/08 14:57
Top News- Zjarrfikësit s’kanë mjete, beteja me zjarret, kërkohet rritje pagash
20/08 14:48
Top News – Tatimi ndaj banesave. Profesionistët e Lirë: Përjashtim për strehimin bazë
20/08 14:34
Top News – ‘Na nxirrni jashtë’, momentet e fundit të shqiptarëve, dëshmitari tregon detaje
20/08 13:29
Top News – Çmimet e referencës efekt rritës. APL letër financave: Drafti problematika serioze
20/08 13:04
Top News- Humbja kthen debatet brenda PD/ Të vjetrit përplasen me të rinjtë
20/08 12:48