Prokuroria e posaçme SPAK në kuadër te hetimit nisur ndaj ish presidentit Ilir Meta kërkon të dhëna nga departamenti FARA ku janë regjistruar kompanitë e lobimit në ministrinë e drejtësisë në SHBA. Top Channel mësoi se SPAK ka hartuar disa pyetje të kthyera tashmë në një letër porosi nga Ministria e Drejtësisë. Burime nga kjo ministri pohuan se dokumenti është përkthyer dhe nisur përmes postës diplomatike në SHBA.