Në SPAK, Ervis Martinaj ka statusin e një të shumëkërkuari për llogari të hetimeve të hapura mbas operacionit të koduar “Plumbi i Artë”. Por, Policia e Shtetit i ka sugjeruar prokurorëve të posaçëm që të shpallin kompetencën dhe të tërheqin nga prokuroria e Laçit dosjen që po hetohet prej javësh për rrëmbimin e Martinajt.