Rezultoi një furtunë në gotë kallzimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe i Partisë Socialiste që tentoi të vërë në lëvizje SPAK-un për 21 janarin e njohur si dita kur katër qytetarë u vranë gjatë një proteste në Bulevard. Akuza e politikës për të hetuar ish-kryeministrin Berisha, ish-ministrin e Brendshëm të asaj kohe Lulzim Basha dhe ish-shefin e gardës Ndrea Prendi u gjet e paprovuar nga SPAK, që në krye të pak ditëve shpalli moskompetencën dhe ja kaloi çështjen prokurorisë së kryeqytetit.