Top Channel/ SPAK: Goditëm 7 grupe kriminale/ 50 urdhër-arreste, vetëm 20 arrestime
18/05/2024 19:38

Spak bën bilancin zyrtar të operacionit që ka goditur 7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme që operonin në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. Operacioni i Drejtuar nga SPAK dhe i dakortësuar me Europol zgjati për rreth 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit. Gjatë këtyre veprimeve hetimore u ushtruan kontrolle në rreth 50 ambiente banimi. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro. Masa arrest me burg u caktua për 50 persona. Nga këto urdhër arreste, 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit ku falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologë të tyre është bërë e mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë në Itali (2 persona), Gjermani (1 person) dhe Spanjë (1) dhe Belgjikë (2). Gjatë aksionit janë zbardhur disa vrasje dhe tentativa për eliminim fizik. Hetimi ka nxjerrë në pah veprimtarinw e grupeve kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash me qëllim realizimin e vrasjes të kundërshtarëve të tyre. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon gjithashtu një shkallë shumë të lartë organizimi dhe rrezikshmërie shoqërore.

Top News – Luftuam për gjuhën, sot ta mbrojmë! Presidentja e Kosovës uron në Ditën e Alfabetit
22/11 20:30
Top News- Ulja e TVSH-së për produktet e shportës/ Rama paralajmëron: Bizneset të reflektojnë
22/11 20:30
Top Channel/ “Tano fest”, 8 netë humor në Shkodër! Nderohet Tano Banushi
22/11 20:07
Top Channel/ Dështojnë bisedimet për klimën! BE dhe vende të tjera kundër draftit
22/11 20:06
Top Channel/ 30 shqiptarë të arrestuar në muaj, “The Sun”: U kushtuan taksapaguesve 7.9 mln paund
22/11 20:01
Top Channel/ Dosja që i dogji mandatin Çyrbjes, bien akuzat ndaj ish-deputetit të PS
22/11 19:59
Top Channel/ Rama: S’e bllokojmë RMV në BE! Jep lajmin e mirë në Ditën e Alfabetit
22/11 19:58
Top Channel/ Duka për TCH: Marani, Gruda, ligji i sponsorizimit dhe e ardhmja e futbollit shqiptar
22/11 19:30
Top News – Jakup Krasniqi kthehet në Hagë / Gjykata Speciale jep detaje për vizitën në Kosovë
22/11 19:30
Top News – 22 mijë euro, ora luksoze e bizhuteri, hajdutët bastisin shtëpinë por zbulohen
22/11 18:45
Top News- 40-vjeçari “terrorizon” Libohovën, kërcënon me armë zjarri gruan dhe qëllon me breshëri
22/11 18:22
Top News- ‘U duket sikur ma prenë kokën’/ Spiropali: Çfarë unë urrej, janë hajdutët e manipulatorët
22/11 17:50
Top News- Rama në Manastir për 100-vjetorin e Konsullatës Shqiptare, zbulohet pllaka përkujtimore
22/11 17:45
Top News- Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq!Akuzohet për fshehje të ardhurash mbi 60 mln lekë
22/11 17:16
Top Channel/ “Tano fest”, 8 netë humor në Shkodër/ Nderohet Tano Banushi me festivalin e humorit
22/11 15:20
Top Channel/ Kapet hajduti që shfrytëzon gratë/ Arrestohet në Durrës Arjan Rapi dhe një vajzë
22/11 15:20
Top Channel/ Kumbaro reagon për sulmet online/ “Liria e fjalës s’është pronë e profileve anonime”
22/11 15:12
Top Channel/ Kërcënon gruan me kallashnikov/ Libohovë, arrestohet pas dy orësh e gjysmë negociatash
22/11 15:08
Top News- Grabitje me dhunë dhe torturë! Kapen në Shkodër e Vorë dy të kërkuar nga Italia
22/11 15:07
Top Channel/ Protesta, procedohen 10 persona/ Policia gjobit edhe 13 qytetarë për incidentet
22/11 15:06