Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dërguar për gjykim 17 anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal të trafikut ndërkombëtar të 2.4 tonë droge. Mes personave që do të përballen me drejtësinë janë Emiljan Burba, Ervis Shuli dhe Rexhep Rraja, ky i fundit djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se këta tre persona drejtonin trafikun e drogës, ndërsa të 17 të pandehurit akuzohen për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal.