SPAK ka arrestuar ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi për shpërdorim detyrë dhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj për shkeljen e barazisë në tendera kryer në bashkëpunim. Bëhet fjalë për një tender për blerjen e pasijeve për kanalin “RTSH Agro” i zhvilluar në vitin 2018 me fond limit 86 milionë lekë të reja.