Për SPAK, arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, i dy prokurorëve dhe i ish-zyrtarëve të policisë të lidhur me narkotrafikun është veçse fillimi. Për çështjet e forta Arben Kraja i kujtoi KLP të plotësojë sa më shpejt SPAK me 20 prokurorë. Si mbështetësit kryesorë të SPAK, SHBA përmes ambasadores Yuri Kim kërkojnë dyfishim të përpjekjeve për të goditur korrupsionit. Apeli i përsëritur vjen brenda një kohe të shkurtër nga urdhëri ekzekutiv i presidentit Joe Biden në të cilin kërkohet bllokim i pronës dhe pezullim i hyrjes në Amerikë të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.