Top Channel/ Spahiu ndan detyrat te Shëndetësia: Që nga nesër, zyrë për qytetarët
11/09/2026 19:41

Pas betimit në prani të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, Klodiana Spahiu mori zyrtarisht detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Në mesazhin e saj të parë si ministres, gjatë takimit prezantues, Spahiu tha se në qendër të punës së saj do të jetë qytetari. “Duke filluar që nesër do të kemi një zyrë të hapur që në orën 08:00 të mëngjesit, për të adresuar dhe dëgjuar një problematikë që nuk është zgjidhur diku tjetër. Për këtë qëllim do të angazhohemi të gjithë ne. Të njëjtën gjë do ta bëjnë të gjitha institucionet shëndetësore terciare që janë këtu. Që nga ky moment, kjo do të jetë prania jonë besnike dhe insistoj në çdo moment që, në rastet kur do të kemi problematika apo mungesa, ato të vijnë duke u pakësuar dhe duke u përmirësuar, sepse ky është një proces në evoluim”. Ministrja Spahiu falënderoi stafet e sistemit shëndetësor për punën dhe kontributin e tyre, ndërsa prezantoi vizionin e saj për drejtimin e sektorit dhe vijimin e objektivave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. “Unë kam 13 vite që e zhvilloj me ju betejën e shëndetësisë. Sfida është e shumëfishtë. Sfida e parë është për besimin dhe këtë mos e harroni, sepse secili nga ne duhet ta ketë këtë si qëllimin kryesor. Dhe unë, të paktën, këtij parimi nuk i ndahem. Dua që ne të shohim përpara dhe objektivat që do t’i vendosim vetes, afatshkurtra dhe afatmesme, të kenë një deadline”. Klodiana Spahiu, mjeke kardiologë dhe që mban titullin “Doktor i Shkencave Mjekësore”, zëvendësoi në postin e ministres së Shëndetësisë Evis Salën, që dha dorëheqjen pak ditë më parë.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36