Aktiviteti I ish Sigurimit të Shtetit dhe e gjithë historia e diktaturës 50 vjeçare në vendin tonë, do të jenë pjesë e edukimit të nxënësve të sistemit parauniversitar. Kësaj platforme dixhitale I paraprin një botim me titull “Spaç, historia e një revolte”. Ja pjesë nga rrëfimi I një ish të dënuari: Në Spaç jemi transferuar në prill të 1968. Na ngarkuan në makina me plaçka dhe me çfarë kishim me vete. Ishim të lidhur me tela me njëri-tjetrin, teksa na çonin në Spaç të Mirditës.