Top Channel/ Sot takimi SHBA-Ukrainë, ç’pritet të ndodhë në Arabinë Saudite
09/03/2025 22:46

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërrin në Xhedah të Arabisë Saudite, të hënën, për bisedimet SHBA-Ukrainë, ndërsa Presidenti Donald Trump po bën përpjekje për të ndërmjetësuar një fund të shpejtë të luftës Rusi-Ukrainë. Në Xhedah, Rubio do të takohet gjithashtu me princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman Al Saud për të diskutuar mbi rrugët për të avancuar interesat e përbashkëta në rajon dhe për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce. Sipas Departamentit të Shtetit, Sekretari Rubio "nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Trump për t'i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur dhe theksoi se të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të siguruar një paqe të qëndrueshme". Të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të vizitojë gjithashtu Arabinë Saudite për një takim me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman. Më pas, një delegacion diplomatik dhe ushtarak ukrainas i kryesuar nga shefi i shtabit të Zelenskyy, Andriy Yermak, do të qëndrojë në Arabinë Saudite për bisedime me zyrtarët amerikanë. Në delegacionin amerikan që shkon në Xhedah për bisedime me zyrtarët ukrainas, përveç Rubio do të jenë edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Mike Waltz, dhe i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump, Steve Witkoff. Bisedimet SHBA-Ukrainë do të zhvillohen tre javë pasi zyrtarë të lartë amerikanë mbajtën bisedime me zyrtarë rusë në Riad.

Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31